Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 19:15

Prishtinë – “Sot jemi në një moment kyç të ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, tha sot presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

“Shtetndërtimi i qëndrueshëm dhe stabil do të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës’, theksoi ajo.

“Ne jemi të pakompromis në insistimin tonë që të krijojmë një shtet demokratik dhe të përgjegjshëm ndaj secilit qytetar pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinore apo statusi shoqëror”, u shpreh Jahjaga, duke shtuar se qytetarëve duhet t’u mundësohet trajtim korrekt dhe respektim i të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Presidentja  lansimin e “Programit të Kosovës kundër dhunës në familje”, në kuadër të shënimit të 25 nëntorit –  Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Në këtë veprimtari morën pjesë edhe  zv/kryeministri e ministri Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe përfaqësues të tjerë vendorë e të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.