Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 08:07

Akoma pa u vendosur në shtetin nikoqir, Gjykata Speciale pritet ta ushtrojë kompetencën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare

Shteti nikoqir i Gjykatës Speciale nuk është përcaktuar ende. Më i përfoluri është Holanda dhe përfaqësuesit e këtij vendi kanë thënë të mos kenë zhvilluar ndonjë negociatë me autoritetet e Kosovës, por vetëm me ato të BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina zyrtare ka refuzuar të deklarohet përkitazi me rolin që ka në procesin e negocimit për selinë.

Juristët druajnë se ajo nuk do të ketë rol në këtë proces, pasi kanë vërejtur se me amendamentin e Kushtetutës të miratuar së fundmi në Kuvend, në emër të Kosovës Specialja mund të negociojë marrëveshje me vendet e tjera, në lidhje me vendosjen dhe funksionimin e saj jashtë territorit të Kosovës.