Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 09:45

Pjesëtarë të dogmave sektare po vazhdojnë të tmerrojnë botën me paralajmërimet kërcënuese. Së fundi ata kërcënojnë për sulme masive terroriste, përtej gjirit arabik, vendlindjes së ISIS-it.

Por, a do ti shpëtojë Kosova këtyre sulmeve të tërbuara!? Veçanërisht mbetet dyshimi se këto grupime kanë krijuar lidhje në Kosovë nëpërmjet shërbimeve sekrete të huaja armiqësore, para së gjithash nga Serbia.

Paralajmërimet nga ana e shërbimeve inteligjente amerikane se ISIS-i dhe simpatizantë të tij janë duke përgatitur sulme masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, shqetëson njohësit e sigurisë në Kosovë. Ata thonë se edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë sulm i natyrës terroristë në vend, institucionet kompetente të sigurisë në Kosovë duhet t’i marrin të gjitha masat paraprake për parandalimin e sulmeve të tilla.

Policia ka marrë masat

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për organizim të sulmeve terroriste, por sipas tij, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e sulmeve të tilla.

Në një shkrim të publikuar në CCN të dielën thuhet se shërbimet inteligjente amerikane paralajmërojnë se ISIS-i në Gadishullin Arabik po planifikon sulme të mëdha që do të shkaktojnë vrasje masive. /Bota Sot