Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 12:49

Prishtinë – E para e shtetit gjerman, më 22 gusht do të zbresë në Beograd në vizitën e saj të parë zyrtare në Serbi, ku do të bisedojë për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe për kandidaturën e Serbisë në BE.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Beograd do të udhëtojë me një ekip të gjerë, prej 63 vetash. Vizita ndodhë në kuadër të turit të saj rajonal.

Merkel do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë Boris Tadiç, kryeministrin Mirko Cvetkoviç, si dhe me ministrat e qeverisë serbe.

Edhe e përditshmja serbe “Blic” ka bërë të ditur se  temë kryesore e bisedimeve të dy vendeve do të jetë kandidatura e Serbisë në BE dhe situata e tensionuar në Kosovë, për të cilën Berlini dhe Beogradi kanë pikëpamje të ndryshme. (LajmeShqip.com)