Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 18:56

Prishtinë – Kosova do të ndërmarrë hapa të qartë dhe vendimtarë drejt integrimit evropian, u tha sot në takimin e Komitetit Punues për Integrim Evropian, kryesuar nga ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku.

Ajo tha se “në kuadër të intensifikimit të ecurisë legjislative të paraparë më letrën e Komisionerit Stefan Füle, të gjitha projektligjet prioritare tanimë janë të miratuara nga qeveria e Kosovës”. Sidoqoftë, shtoi ministrja e Integrimit Evropian në qeverinë e Kosovës, shumë sfida mbesin përpara.

“Pas publikimit të Raportit të Progresit 2011, vullneti i qartë politik për integrim evropian duhet përkthehet në masat dhe veprimet konkrete teknike dhe në këtë drejtim qeveria do të ndërmerr hapat e qartë dhe vendimtarë me qëllim të avancimit të procesit integrues të vendit”, theksoi Çitaku.

Gjatë takimit u diskutua progresi në zbatimin e detyrimeve të parapara me axhenden evropiane, duke u fokusuar në adresimin e kritereve politike, ekonomike dhe plotësimin e standardeve. Diskutim i veçantë u zhvillua në kuadër të angazhimeve të parapara më procesin e liberalizimit të vizave, veçanërisht per riintegrimin personave të riatdhesuar, respektimin të kritereve të parapara me marrëveshjen me FMN, reformen e edministrates publike dhe sektorin e bujqësisë.