Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 18:55

Prishtinë – Pas dy vitesh të njohjes së Kosovës, të mërkurën janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Malajzinë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shpreh respektin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe popullin e Malajzisë, duke iu referuar notës së fundit të 8 marsit të këtij viti dhe ka nderin t’i përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë pëlqimin e Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Me këtë vendosje të marrëdhënieve diplomatike, Republika e Kosovës dha pëlqimin që Ambasada e Malajzisë në Romë të mbulojë edhe Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Malajzia e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur në tetor të vitit 2008.