Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 08:34

​Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në organizatën Interpol është duke u shqyrtuar mirëpo mundësia që çështja e anëtarësimit të jetë pjesë e agjendës së asamblesë së kësaj organizate ende është larg

Kosova synon të jetë vendi i 191-të anëtar i organizatës ndërkombëtare policore Interpol por gjasat për pranimin e Kosovës nën ambrellën e kësaj organizate ende janë të vogla. Kosova ka aplikuar për tu anëtarësuar por gjasat që kërkesa e Kosovës të shqyrtohet sivjet nuk ekzistojnë fare. Asambleja e kësaj organizate pritet të mbahet në muajin nëntor të këtij viti ndërsa zyrtarët e lartë institucional të Kosovës shpresojnë që çështja e Kosovës të jetë pjesë e rendit të ditës tek në nëntorin e vitit tjetër kur mbahet asambleja e radhës.

 “Asambleja e parë e radhës është këtë nëntor. Do të ishte tepër optimiste që të them që ndoshta këtë nëntor mund të futet në rend dite qështja e Kosovës, mirëpo me një optimizëm racional pres që vitin e ardhshëm Kosova të trajtohet seriozisht për anëtarsim në Interpol”, ka thënë për “Zëri”, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni.