Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 18:00

Prishtinë – Është esenciale që qeveria e Kosovës të rrisë ndarjen e financave vetiake për teknologjinë informative dhe për komunikim (TIK) në arsim.

Kështu u tha sot në një takim të Ushtruesit të Detyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, me përfaqëaues të qeverisë kosovare për të prezantuar punën së bashku për promovimin e përdorimit të teknologjisë informative dhe për komunikim në arsim.

Me këtë rast u theksua se “të gjitha vendet e Evropës janë duke bërë investime të mëdha në arsim dhe në të ardhmen dixhitale për fëmijët dhe rininë e tyre. Për të qenë konkurruese, jo vetëm në Evropë, por ndërkombëtarisht, edhe Kosova duhet të investojë shumë më shumë në ardhmërinë e saj dixhitale”.

Në këtë epokë dixhitale, u tha në takim, sigurimi i qasjes në TIK për të gjithë është një prioritet i BE-së dhe ajo mbështet Ministrinë e Arsimit në punën e saj për promovimin e e-mësimit dhe TIK-ut në arsim.