Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 07:49

Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë po përgatisin një dokument bazë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti, pjesë të së cilit i ka marrë vesh gazeta, do të jetë pjesë e “pakos për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe parasheh disa veprime që duhet bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë drejt arritjes së qëllimit që deri në fund të këtij viti normalizimi i marrëdhënieve të vendoset në praktikë pa pasur njohje të pavarësisë.

Sipas burimeve diplomatike, në raport me veriun e Kosovës parashihen shumë veprime në bazë të Pakos së Ahtisaarit, ndonëse emri i këtij dokumenti nuk do të përmendet për shkak të refuzimit nga serbët, por të paktën edhe tri veprime që nuk janë parashikuar as në planin e ish-presidentit finlandez për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.