Lajme Shqip Tuesday, 25 December 2012 19:07

Prishtine – Besimtarë katolikë në Kosovë po festojnë Krishtlindjen. Mesha kryesore është mbajtur më Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në mesnatën ndërmjet së hënës dhe të martës, ndërsa të marten në mesditë, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, në Prishtinë, është mbajtur Mesha e Krishtlindjes.

Kreu i Ipeshkëvis së Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar që ndërmjet njerëzve të mbretërojë mirësia dhe paqja.

Ai po ashtu ka porositur njerëzit që të jenë më solidarë dhe të ndihmojnë të tjerët që kanë nevojë… Gjatë kësaj ceremonie janë lexuar pjesë të zgjedhura nga Bibla, si dhe janë kënduar këngë kishtare.

Me rastin e Krishtlindjeve, drejtues të shtetit dhe të partive politike në Kosovë kanë uruar të gjithë besimtarët katolikë. Ndërkaq, Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar mbrëmjen e së hënës pritje solemne për personalitete të jetës politike e shoqërore të Kosovës.