Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 21:01

Prishtinë – Parku në malin Gërmia afër Prishtinës sot ishte i mbushur me njerëz, ndërsa kryeqyteti i Kosovës ishte në qetësi pa ndonjë protestë të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

“Sindikata po fle”, ishte reagimi i një aksioni simolik të një lëvizje studentore në Prishtinë.
Drejtuesit sindikalë paralajmërojnë se një protestë do të mbahet gjatë muajit maj apo në fillim të muajit qershor, ku do të kërkohet përmirësimi i kushteve të punës.

Sipas Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë rreth 45% e kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe rreth 18% në varfëri të skajshme. Shkalla e papunësisë te femrat është 55%, ndërsa te meshkujt është 39%. 

Të dhënat janë të publikuara në tetor të vitit të kaluar nga Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara, në  Javën për Zhdukjen e Varfërisë. (LajmeShqip.com)