Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 18:27

Prishtinë – Miratimi sa më i shpejt i Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do t’i ndihmojnë drejtësisë në vend dhe po ashtu edhe luftimit të kriminaliteti e korrupsionit.

Ekspertët e çështjeve juridike thonë se veç mangësive të shumta që ka projekt-ligji, ai si i tillë nuk është analizuar, kur bëhet fjalë për koston e shpenzimeve. Eksperti, Mazllun Baraliu tha se projekt-ligji aktualisht ka shumë defekte.

“ Ka disa zbrazësi projektligji për të parë nëse a ka vërtet mundësi financiare që të mbrohen vërtet njerëzit dhe të mbrohet drejtësia apo jo sepse këtu në këtë projektligj nuk janë përcaktuar mirë dispozitat financiare”, Baraliu.

Edhe anëtari i komisionit për legjislacion, Ardian Gjini nga AAK-ja  tha se në aspektin e shpenzimeve që do t’i ketë ligji, mund të paraqiten probleme.

Sipas Merita Mustafës nga Instituti Demokratik i Kosovës, të gjithë mekanizmat ligjorë që i takojnë pakos anti-korrupsion jo rastësisht vonohen.

Sido që të jetë, Armend Zemaj tha se komisioni po punon me qëllim të dinamizmit të punëve dhe miratimit sa më të shpejt të këtij ligj.

Ndërkaq, Arsim Bajrami  ka bërë të ditur se do të angazhohet që me këtë ligj statusi i dëshmitarit të mbrojtur të mos keqpërdoret .

Kostoja për zbatimin e këtij ligji, buxhetit të Kosovës do t’i kushtoj 7 milion euro.