Lajme Shqip Sunday, 25 August 2013 10:36

Janë shtetas amerikanë, gjermanë, francezë, zviceranë… dhe po kontribuojnë në politikë, mjekësi, fizikë, fusha të inxhinierisë, ekonomi, gastronomi, drejtësi…, si dhe shumë shkenca tjera, bazuar në rezultatet e të cilave shtetet e zhvilluara po çajnë përpara.

Por, në biografinë e një pjese jo të vogël të këtyre intelektualëve perëndimorë shkruan se janë shqiptarë nga Kosova që kanë migruar në Perëndim. Disa prej tyre kanë shkuar nga Kosova së bashku me familjet e tyre para luftës, e shumë pas luftës përmes bursave të ndryshme studimi.

E, ky kuadër që po përkrahet në shtetet e BE-së dhe në SHBA, mbetet i panjohur në vendin prej nga vijnë, Kosovën, shtetin më të ri në Ballkan, zhvillimi i të cilit domosdoshmërisht lidhet dhe me resurset njerëzore.

Strukturat qeverisëse të nivelit qendror dhe lokal po e injorojnë këtë kuadër. Madje, kjo po dëshmohet edhe me listat e kandidatëve për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më tre nëntor./Zëri/