Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 21:05

Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se Serbia dhe Kosova sapo kanë nënshkruar marrëveshjen pako, e cila përfshin edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ia konfirmojë që marrëveshja është nënshkruar para pak çastesh. Përfshinë katër segmente, për të cilat kemi diskutuar edhe më herët. Në përputhshmëri me Kushtetutësn, me ligjin, dhe me standardet evropiane”, tha zv/kryeminsitri.

“Serbia është detyruar që të pranojnë, pas refuzimeve gjatë tërë ditës,s epse ka kërkuar që ky asociacion të jetë me karakter ekzekutiv. Gjithashtu do të theksoj, që gjithë ai pretendim, që të krijojë një Republika Srpska sot ka rënë poshtë, nga kjo marrëveshje”.

“Serbia, më në fund e ka nënshkruar marrëveshje, sepse ishte e detyruar që të nënshkruajë”, është shprehur Thaçi për Klan Kosovën.