Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 21:02

Prishtinë – Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe ministri i FSK-së, Agim Çeku, pritën, të enjten, në Prishtinë, në një takim pune ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Konjanovski dhe delegacionin e tij.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat dhe u shpreh gatishmëria për ta çuar më tej këtë bashkëpunim në shërbim të zhvillimit, paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kuçi nga ana e tij ka inkurajuar bashkëpunimin e Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e sigurisë, shkëmbimin  e përvojave midis dy ministrive dhe dy forcave të sigurisë në rrugën e përbashkët drejt integrimit në NATO.

Ministri Konjanovski shprehu vullnetin e qeverisë së tij për të thelluar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe konfirmoi angazhimin e ministrisë që ai drejton për të mbështetur Kosovën që të bëhet  pjesë e iniciativave rajonale të sigurisë.