Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 12:46

Beograd – Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se është pashmangshme që qeveria e re serbe ta njoh pavarësinë e saj.

“Shohim se qeverisë së re disi i konvenon që BE në këtë çast nuk kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës, por ju paralajmërojmë se do të kërkojnë gjithçka dhe se pranimi do të jetë i pashmangshëm në fund. Kur fryti piqet, ai vetë bie”, tha Koshtunica për “Veçernje Novosti”.

Duke komentuar deklaratën nga Presidenti të Parlamentit Evropian, Martin Schulz, se në fund të rrugës për në BE është njohja e Kosovës, Koshtunica tha se “ka ardhur koha kur shtete perëndimore do të shpallin se njohja e Kosovës është kusht për hyrje në BE”. (LajmeShqip.com)