Lajme Shqip Monday, 16 April 2012 18:29

Tiranë – Shefi i krimeve në Komisaritin Nr.1 të Policisë Fatos Goxhaj është arrestuar sot  në Tiranë, pasi dyshohet se është përfshirë në afera korruptive.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të cilat pohuan se, arrestimi Goxhajt është realizuar nga specialistet e Kontrollit te Brendshem të Policisë, pas një  hetimi disa javor ndaj tij.

Drejtoria e Policise së Qarkut Tirane nuk ka bere ende asnje deklarate ne lidhje me arrestimin e Goxhajt, nderkohe qe burime te policise bejne te ditura se Goxhaj ka marre nje rryshfet prej 3 mije e 800 euro per te mbyllur nje dosje policore.

Fatos Goxhaj ushtronte detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatin NR.1 që prej vitit 2010. Arrestimi i sotem eshte nder te paktat raste kur akuzohet per korrupsion nje oficer policie i rangut te larte ne vitet e fundit. (LajmeShqip.com)