Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 16:11

Prishtinë – Prokuroria e EULEX-it prej sot nuk mund të marrë më asnjë veprim  hetimor ndaj  Fatmir Limajt në njërin prej rasteve  të cilësuara si më të mëdhenj  të hetimeve për korrupsion.

Afati ligjor i hetimeve në këtë rast ka skaduar dhe  një prokuror i EULEX-it së shpejti do të japë vlerësimin final nëse do të ketë aktakuzë në këtë rast. Avokati i  Limajt, Tahir  Rrecaj ka thënë se deri më tani nuk ka parë asnjë fakt që mund të çonte në ngritje të aktakuzës .

Ish ministri i Transportit Limaj dhe  shefi i zyrës së Prokurimit Nexhat Krasniqi pohetohen prej dy vitesh për keqpërdorime në tenderë të ndryshëm.  Nga këto keqpërdorime sipas prokurorisë  dyshohej se  buxheti i vendit ishte dëmtuar rreth 80 milionë euro.

Deri më tani prokuroria e EULEX-it nuk ka dhënë ndonjë  detaj  nëse hetimet do të çojnë në ngritjen e ndonjë aktakuze. (LajmeShqip.com)