Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 21:04

Tiranë – Në orët e mbrëmjes është bërë e ditur se policia shqiptare ka arritur të arrestojë hiq më pak se tetë zyrtarë të lartë të shtetit, nën dyshimin për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

 

Lajmi i sapodhënë pritet të bëhet i ditur edhe zyrtarisht nga policia, gjatë një konference për shtyp.

 

Është ky një prej aksioneve më të efektshme të policisë së shtetit, në Shqipëri, në kapjen, luftimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të atyre zyrtarëve të lartë të vendit që keqpërdorin detyrën dhe bëjnë korrupsion.