Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 07:40

Korçë – Një 21 vjeçar nga fshati Taç i rrethit të Kolonjës ka humbur jetën teksa sharronte një predhë të vjetër me troko. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë të këtij rrethi, ditën e premte, policia është njoftuar se në fshatin Taç ka humbur jetën një person. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë dhe sipas hetimeve të kryera, rezulton se shtetasi Besjan Agolli, 21 vjeç, banor i fshatit Taç i Sipërm, ka humbur jetën aksidentalisht. Agolli kishte gjetur një predhë të vjetër dhe ishte përpjekur ta priste atë me troko. Por predha ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.