Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 16:39

Korçë – Një 11 – vjeçar nga fshati Sovjan i Korçës humbi jetën ditën e premte, pasi u përplas nga një automjet.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë të këtij Qarku bënë të ditur se shtetasi Jani Mukollari, 37 vjeç, banor i fshatit Biranj të rrethit të Korçës, teksa udhëtonte me furgonin e tij tip “Ford”, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshtin Sovjan, ka aksidentuar me vdekje, M.Gj. 11 vjeç, lindur dhe banues në këtë fshat”.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë, i cili ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit. Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, Jani Mukollari.

I aksidentuari është dërguar në fillim në spitalin e Korçës dhe më pas edhe në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, por atje ka ndërruar jetë.