Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 16:16

Korçë – Policia e Korçës arrestoi sot në mesditë katër persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Korçës, sot rreth orës 14.00 policia arrestoi shtetasin Pëllumb Mullaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, pasi ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni dy vajza të mitura të moshës 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I.P dhe M.P, duke konsumuar veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”. Ky person kishte kthyer një mjedis të shtëpisë së tij si vend për ushtrim prostitucioni.

Po kështu, policia e Korçës ka vendosur masën e arrestit për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur” për shtetasit Andrea Nameti, 62 vjeç dhe Skënder Korollari, 35 vjeç, të dy banorë të fshatit Mborje të rrethit të Korçës, si dhe për shtetasin Nevrus Kollani, 79 vjeç, banues në qytetin e Korçës.