Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 17:54

Tiranë – Gjykata e rrethit Tiranë ndryshoi sot masën e sigurisë për biznesmenin Hajri Elezaj, i cili dyshohet se është përfshirë në kontrabandën me naftën Virgine.

Vendimi është marrë diten e sotme nga kjo Gjykatë, pas një raporti të hartuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili konstatoi se të pandehurit Elezaj i rrezikohet jeta duke qëndruar në paraburgim, për shkak të problemeve shëndetësore të tij.

Mbështetur në ketë raport, Gjykata e Tiranës  ndryshoi  masën e sigurisë ndaj biznesmenit Elezaj, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Hajri Elezaj është në proces hetimi nga prokuroria e Tiranes, pasi dyshohet se është implikuar  në çështjen e  kontrabandës me naftën “Virgine” para tre vitesh ne vendin tonë. Sikurse pretendon prokuroria, ne vendin tonë janë shitur sasi të konsiderueshme nafte Virgine, në kundërshtim me ligjin. Çështja u denoncua para disa muajsh nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti.

Aktualisht, prokuroria ka marre nën hetim disa persona, të cilët dyshohen se janë përfshire në kontrabandën e naftës Virgine.