Lajme Shqip Friday, 24 August 2012 15:41

Mitrovicë -Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vendosur një pikë kontrolli në rrugën, ilegale midis Zveçait dhe Novo Pazarit duke ua vështirësuar trafikantëve sjelljen e mallrave pa doganë në Kosovë.

Këto rrugë përveç mallrave të rëndomta ushqimore përdoren edhe për kontrabandimin e drogës dhe armëve. Sipas burimeve, ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar rrugën alternative që kalon nëpër fshatin Rajetiq, bjeshkët e Rugoznës duke depërtuar në territorin e Serbisë.

Strukturat ilegale të Serbisë të vendosura në Kosovë, pas këtij veprimi të ushtarëve të KFOR-it, kanë akuzuar këta të fundit se kanë dalë jashtë mandatit të tyre. I ashtuquajturi kryeshef  i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë se me bllokimin e kësaj rrugë KFOR-i ka dalë jashtë mandatit të tij, duke iu pamundësuar banorëve serbë të kësaj ane furnizimin me mallra e barna. (LajmeShqip.com)