Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 08:09

Kërkesa e opozitës, me të cilën kontestohet kushtetutshmëria e amendamentit për Specialen është firmosur nga 23 deputetë

Në të thuhet se në aspektin përmbajtjesor dispozitat e amendamentit janë në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës. Kanë saktësuar 13 nene që shkelen.

Po kështu, kanë argumentuar edhe pretendimin për shkeljet në procedurën e miratimit të amendamentit në Kuvend.

Opozita ka propozuar edhe përmbajtjen e aktgjykimit që duhet ta nxjerrë Kushtetuesja, në të cilin është kërkuar që të mos njihet asnjë pasojë e prodhuar nga amendamenti, përcjell koha.net.

Kjo nënkupton edhe pezullimin e procedurës së hyrjes në fuqi të Ligjit për dhomat e specializuara dhe për Zyrën e prokurorit të specializuar.

Lexojeni detaje tjera nga përmbajtja e kërkesës së opozitës në artikullin e plotë në numrin e sotëm të Kohës Ditore.