Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 10:01

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje! është tërhequr nga ideja që ta propozojë simbolin e rezistencës Adem Demaçin për president.

Glauk Konjufca, tha të mërkurën se Demaçi nuk do të propozohet për president, pasi kjo lëvizje nuk i ka votat e mjaftueshme për të propozuar kandidat të mundshëm.

Keshtu deklaroi ai pas takimit që pati me u.d. të Presidentit, Jakup Krasniqi, në kuadër të konsultave që po bën Krasniqi për gjetjen e një zgjidhjeje rreth situatës së rëndë politike.

Konjufca rikonfirmoi se vendi është në gjendje të rëndë dhe duhet gjendet zgjidhje për të dalë nga kriza.

Ndërkohë, Adem Demaçi dje ka thënë se ai është i gatshëm të pranojë postin e presidentit.