Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 23:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës, etapat e saj, për SHIK dhe për ‘Zajednicen’.

“Qeveria nuk po e sjell në Kuvend ‘Zajednicen’, sepse Kuvendi nuk e voton, sepse kjo marrëveshje jo që nuk është funksionale, por ështët edhe shumë e dëmshme. Marrëvshjet e Brukselit e dëmtojnë shumë seriozisht gjendjen në Kosovë”, tha Konjufca.

“’Zajednica është një bombë me sahat, ku telekomandën e ka Serbia”, alarmoi Konjufca.

“Ata që kanë me punue në ‘Zajednice’, kanë me punue shumë ma shumë për me fitue pavarësinë”.

I pyetur për protestat e paralajmëruara të opozitës, Glauk Konjufca tha se ‘kemi fillue dalëngadalë me protestën, duke e zhvilluar në tri etapa”.

Ai tha se etapa e parë përfshinë organizimin e tribunave nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës. “E fundit ishte në Ferizaj. Tribuna është organizuar për t’ua shpjegue qytetarëve se çka është ‘Zajednica’, edhe me pamje vizuele duke ua tregue hartën, sepse kjo është më e qartë për qytetarët”.

Etapa e dytë sipas Konjufcës është peticioni.

“Besoj se kemi me marrë me qinda mijëra nënshkrime, sepse qytetarët janë të pakënaqur me këto vendimet e kohëve te fundit. Peticioni do t’i dorëzohet Qeverisë -Kryeministrit, po ashtu edhe Presidentes, për me reflektue”.

Ndërsa etapa e tretë do të jenë daljet në sheshe. “Qytetarët lodhen nga mosdëgjimi i fjalëve të tyre, kështu çdokush ka me e shpreh shqetësimin e vet”.

Kojufca tha se Hashim Thaçi është i shantazhuar me Gjykatën Speciale, si njëri prej të dyshuarëve, ndërsa Isa Mustafa me korrupsion, sepse sipas tij, janë rreth 70 lëndë të Isa Mustafes në gjyq.

“Kemi me çue në shpi Qeverinë me anë të protestave”, tha i bindur Konjufca.

“Është interesant se si Isa Mustafa, për tu bërë kryetar i Partisë, tha që ka me rrëze SHIK-un, ndërsa për me i fitue votat e zgjedhjeve të kaluara, tha që ka me rrëzue Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, e pastaj ju ulë në prehër të dyve”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se i kanë marrë 39 nenshkrime për me “rrëzue ShIK-un”, por asnjë nga LDK.

“Jam i sigurt që ata krejt dallaveret i bëjnë me SHIK-un. Me siguri kur të hetohet SHIK-u, kanë me dalë edhe shumë pjesëtarë te LDK-së”, tha Konjufca.