Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 12:23

Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga kongresisti Dejvid Drajer, do ta vizitojë Kosovën sot dhe nesër.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ky delegacion do të takohet me  Presidenten e Kosovës Jahjaga, Kryetarin e Kuvendit Krasniqi si dhe me anëtarët e Kuvendit, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Republikani Dejvid Drajer përfaqëson shtetin e Kalifornisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është anëtar i Kongresit që nga viti 1981.