Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 08:03

Një grup kongresistësh amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë, sot do ta vizitojnë Kosovën, ku do të priten nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Fillimisht ata do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, pastaj edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Takimi me Veselin do të mbahet në orën 10:30, ndërsa ai me Jahjagën në orën 12:00.