Lajme Shqip Sunday, 18 November 2012 11:59

PRISHTINE – Sipas portalit “Kosova Info”, të enjten në parkingun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konfiskuar nga Policia e Kosovës, makina tip “Crysler”, pronë e ministrit Bajram Rexhepi. Ky konfiskim ka ardhur pasi makina rezulton të jetë e vjedhur.

Burimet e “Kosova Info”, bëjnë të ditur se këtë veturë ministri Rexhepi e kishte dhuratë nga një mitrovicas i quajtur Curri, i cili thuhet se ka lidhje të forta me strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës.

I kontaktuar me telefon, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë. Ai tha se Policia e Kosovës nuk ka konfiskuar asnjë makinë në parkingun e ndërtesës se Ministrisë se Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas “Kosova Info”, polici që i ka kryer operacionin e konfiskimit është pezulluar nga puna.(LajmeShqip.com)