Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 10:35

Prishtinë – Naser Kelmendi është arrestuar. Këtë e ka konfirmuar për Express, Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas Kelanit, arrestimi ka ndodhur orët e vona të natës së mbrëmshme. “Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Kelani.

Arrestimi sipas Kelanit ka ndodhur pas realizimit të marrëveshjes mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Megjithëse Kelani thotë se tash nuk është kompetent të flasë për ekstradimin e Kelmendit.

“Ne e kemi kryer punën tonë”, ka sqaruar ai.