Lajme Shqip Wednesday, 09 October 2013 11:15

Tiranë- Komuniteti Mysliman reagoi pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, që vendosi të ndryshojë lejen për Xhaminë e Namazgjasë, duke hequr nga projekti një godinë polifunksionale ngjitur me objektin e kultit.

Komuniteti Mysliman, ndryshe nga kryetari i PD, mendon se xhamia do ndërtohet dhe se projekti ka mbështetjen e qeverisë.

“Nisur nga vendimi i datës 08.10.2013, i marrë nga KKT, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndjen të nevojshme të sqarojë besimtarët dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë.

Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi,” thuhet në deklaratën e KM./tema/