Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:50

Prishtinë- Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se komunat kryesore të Kosovës do të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër (e diel).

Sipas Maliqit, gara më interesante në këto zgjedhje do të zhvillohet në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se zgjedhjet lokale pjesërisht do të jenë paralajmëruese për zgjedhjet nacionale.
“Do të jenë pjesërisht paralajmëruese, por nuk do të pasqyrohet me automatizëm rezultati i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Maliqi, duke shtuar se të gjitha partitë kanë një lloj stagnimi ose krize të brendshme.

Sipas Maliqit, gara më interesante në mes të partive për zgjedhjet lokale do të jetë në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë.
“Konkurrencë do të ketë në Prizren, Gjilan dhe Gjakovë. Këto tri komuna do të zgjojnë interesim”, ka thënë Maliqi.

Në këtë kontekst, Maliqi ka thënë se këto zgjedhje do të jenë një test për të gjitha partitë politike, por assesi barometër për zgjedhjet parlamentare të cilat priten të mbahen vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se këto zgjedhje pjesërisht do të jenë paralajmëruese për zgjedhjet nacionale.
“Do të jenë pjesërisht paralajmëruese, por nuk do të pasqyrohet me automatizëm rezultati i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Maliqi. /Epoka e re/