Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 16:08

Inspektorati i Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës janë vënë në aksion të shembjes së një shtëpi në rrugën “Ulqini” në lagjen Kolovica të kryeqytetit

Pronari i kësaj shtëpie është Hashim Selimi i cili është shprehur se shtëpinë që sapo ka nisur e ka mbështetur në ndihmat që ka marrë nga të tjerët pasi në shtëpinë që ata aktualisht jetojnë ka vetëm dy dhoma dhe jetojnë 9 anëtarë, raporton Klan Kosova. Pavarësisht refuzimit të pronarit për shembjen e shtëpisë, aksioni është duke vazhduar