Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 14:34

TIRANË – Marsida Xhaferllari. Endrit Reka, Lefteri Lleshi, Haki Mustafa, janë katër kandidatët finalistë për kreun e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Komisioni i Ligjeve pasi përfundoi fazën e parë të seancës dëgjimore, përzgjoi edhe 4 kandidatët finalistë, ndërkohë që seanca u ndërpre pas debateve mes ligjvënësve të majtë dhe të djathtë. 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u prezantuan 15 nga 18 kandidatët për kreun e ri të KQZ-së, të cilët janë bërë publike ditë më parë nga Kuvendi.
Përfaqësuesi ligjor socialist, Fatmir Xhafaj deklaroi se kandidatatët Endri Reka dhe Haki Mustafa nuk plotësojnë kriteret ndaj nuk mund të jenë në listë, pasi shkelet ligji. Ndërkohë, kreu i Komisionit Ligjir, Ilir Rusmajli ndërpreu seancën deri sa opozita të marrrë një vendim, e cila do i hapë rrugë dërgimit te kandidaturave në Kuvendin e Shqipërisë nesër.

Në bazë të kodit të ri elektoral të miratuar me konsensus nga palët politike parashikohet që fillimisht do të dëgjohen të gjitha kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së në komisionin e ligjeve. Dy kandidatët e parë janë Neritan Kalamishi dhe Anton Lleshaj. Sicilit kandidat do t’i drejtohet vetëm një pyetje nga anëtarët e komisionit.

Më pas në bazë të ligjit elektoral këto kandidatura hidhen në votim në komision dhe katër kandidaturat më të preferuara i shkojnë seancës plenare për të votuar kandidatin, i cili merr shumicën e thjeshtë të votave në Parlament. Por,  nëse një prej 18 kandidaturave merr 3/5 e votave të anëtarëve të komisionit të ligjeve ai shkon automatikisht si kandidaturë konsensuale në seancë plenare për tu votuar. (LajmeShqip.com)

Kandidatët për kreun që u praqitën në Komision
Neritan Kalamishi
Anton Lleshaj
Marsida Xhaferllari
Kastriot Frasheri
Haki Mustafa
Sajmir Vishaj
Gasper Kokaj
Sokol Hasani
Myrteza Myftari
Muharrem Noka
Sokol Aga
Endrit Reka
Kristqa Kume
Lefteri lleshi
Altin Qoshja

Nuk u paraqitën në Komisionin e Ligjeve
Etleva Papleka
Kozeta Vuksanlekaj
Agron Haxhimali