Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 14:49

Berlin – Komandanti i KFOR it, gjenerali gjerman Erhard Drews tha në një intervistë për portalin e forcave të armatosura gjermane se as KFOR-i, as EULEX-i  nuk janë instrument të Qeverisë së Kosovës, por dëshiron një zgjidhje politike për Kosovën e cila do të kënaqte të dy palët.

“Unë orientohem sipas mandatit që KFOR-i të veprojë sipas parimeve dhe direktivave që marr nga Brukseli dhe nga shtetet përkatëse. Në asnjë rast nuk orientohem në pajtim me pritjet e Qeverisë së Prishtinës”, citohet të ketë thënë Drews, raporton QIK-u.

Gjenerali gjerman shtoi se “në rastin më të mirë mund të ndodhë që kërkesat e Prishtinës të përputhen me mandatin dhe direktivat që merr nga Brukseli, kështu që Prishtina në asnjë rast nuk ka instrumentalizuar KFOR-in”.

Pyetjes se cila është dëshira e tij lidhur me Kosovën për vitin 2012, Drews tha se “dëshiron zgjidhje politike për veriun e Kosovës, që do të kënaqte të gjitha palët”.