Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:30

Kosovë – Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjeneral Major Kadri Kastrati, në nderim të së kaluarës së lavdishme të popullit të Kosovës dhe sakrificës për liri të bijve të tij, filloi aktivitetet e ditës së parë të punës, me vizitat në Prekaz, në Gllogjan, te busti i Zahir Pajazitit dhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Komandanti i FSK-së, së pari, vizitoi Kompleksin Memorial të Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Prekaz, ku bëri homazhe dhe vendosi një buqetë me lule.

Më pas, komandanti i FSK-së, së bashku me bashkëpunëtorët, vizitoi

Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan si dhe përmendoren e heroit Zahir Pajaziti, në Qendër të Prishtinës, ku i nderoi me homazhe dhe me vendosjen e buqetave me lule.

Gjeneral Major Kadri Kastrati, gjithashtu sot vizitoi edhe varrin e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku vendosi lule dhe bëri homazhe.