Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 13:55

Prishtinë – Koloneli rumun, Marian Petre është emëruar shef i departamentit të policisë speciale në kuadër të EULEX-it, njoftuan mediat rumune.

Qeveria e Rumanisë tha se ky emërim është rezultat i hapave të përbashkët të institucioneve të Rumanisë dhe zyrave përgjegjëse për emërime të tilla të Bashkimit Evropian.

Siç dihet, Rumania bën pjesë në vendet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.