Lajme Shqip Monday, 02 September 2013 12:55

Tiranë- Koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane shpallet fituese në zgjedhjet e pjesshme të cilat u mbajtën këtë të dielë në Komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë).

Kandidati i LSI Genci Hamollari u shpall fitues në Komunën Dardhas me një diferencë prej 1138 vota ndaj rivalit të tij, kandidatit të Partisë Demokratike, Gentian Peres.

Ndërkohë, kandidati i PS-së Luan Harusha, është shpallur fitues në zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Komunën Rrethin në Shkodrës. Kandidati Luan Halit Harusha ka marrë 4411 vota ndërsa kandidati Ridvan Qazim Guri ka marrë 1402 vota.

Zgjedhjet në komunat Rrethina dhe Dardhas u zhvilluan, pasi kryetarët e tyre u shkarkuan nga Këshilli i Ministrave për shpërdorim detyre. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garuan së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garoi e vetme. /BW/