Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 11:18

Prishtinë – Kryeministri Thaçi tha sot Kosova me zgjedhjen e presidentit konsensual i ka vënë interesat nacionale para atyre partiake.

Në takimin e parë të Qeverisë pas zgjedhjes së presidentit, kryeministri theksoi se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe zhvillimin e raporteve të mira pozitë-opozitë.

Kryeministri Thaçi e vlerësoi lartë arritjen e marrëveshjes mes subjekteve politike e cila qoi deri te zgjedhja e presidentit konsensual të vendit. Në takimin e Qeverisë Thaçi tha se kjo marëveshje është vazhdim i kultivimit të demokracisë në Kosovë dhe do të shërbej si model edhe për vendet e tjera të rajonit. “Dje Kosova ka shënuar histori të re, duke vënë interesat kombëtare para atyre partiake, deklaroi kryeministri Thaçi.

Zv/kryeministri Hajredin Kuqi paralajmëroi se së shpejti do të bëhen ndryshime në kabinetin qeveritar pas zhvillimeve të fundit të cilat rezultuan me lënien e postit të presidentit nga AKR-ja.

Kryeministri Thaçi theksoi se do të respektohet marrëveshja e nënshkruar dhe do të bëhen të gjitha reformat e kërkuara në bazë të kësaj marrëveshjeje .