Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 12:59

Prishtinë – Sipas një studimi për veriun nga Klubi për Politik të Jashtme, negociatat politike për pjesën veriore të Kosovës janë të pashmangshme.

Alban Bokshi drejtor ekzekutiv, konsideron se tani për tani veriu i Kosovës është i humbur, ngase autoritet të vetëm atje është shteti i Serbisë: “Negociatat janë të pashmangshme dhe nëse po shkohet në këtë formë siç po duket se do të shkohet, atëherë do të kemi një rregullim të brendshëm që do ta prek edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës prej së brendshmi po edhe kufijtë e jashtëm të Kosovës dhe mbi të gjitha asgjë nuk garanton se kjo do të jetë zgjidhje finale.

Kemi një qeveri në Serbi e cila mund ta pranojë këtë plan, këtë zgjidhje si të përkohshme deri në arritjen e hapit final, shkëputjen e veriut të Kosovës. Kështu që do të diskutohet, do të ketë me siguri autonomi për veriun dhe mbi të gjitha nuk do ta zgjidh problemin. Nuk do ta zgjidhin finalen, do të mbetet prapë se prapë si problem i brendshëm për Kosovën”  

Sipas tij, Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në raport për negociata, prandaj si zgjidhje e vetme shihet përdorimi i forcës, edhe pse si opsion është  përjashtuar.

Në studim thuhet se plani gjashtëpikësh mund të jetë baza mbi të cilën do të zhvillohet dialogu, i cili mund të sjellë ndarje të thellë të Kosovës edhe përbrenda saj. (LajmeShqip.com)