Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:41

Prishtinë – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton përshëndet progresin që Kosova ka shënuar në tre vjetët e para të pavarësisë dhe mirëpret partneritetin përherë e më të ngushtë dhe më të thellë në vitet e ardhshme.

“Kujtoj me kënaqësi udhëtimin tim në Kosovë në tetorin e vitit të kaluar dhe diskutimet tona të frytshme mbi rrugën që duhej ndjekur. Ju inkurajoj juve dhe kabinetin tuaj të ri që të shtyni përpara dhe në mënyrë të shpejtë avancimin e një agjende të qëndrueshme dhe efektive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, integrimin e pakicave në Kosovës dhe ndjekjen e reformave të cilat do ta shpijnë vendin tuaj drejt përmbushjes së aspiratave euro-atlantike. Angazhimi juaj konstruktiv në dialogun e ndihmuar nga BE-ja do të jetë i rëndësishëm në këtë drejtim. Përshëndes progresin që Kosova ka shënuar në tre vjetët e parë të pavarësisë dhe mirëpres partneritetin përherë e më të ngushtë dhe më të thellë në vitet e ardhshme”, thuhet në telegramin e urimit të Klintonit, dërguar kryeministrit Hashim Thaçi me rastin e rizgjedhjes së tij kryeministër i Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të realizuar të drejtat dhe përgjegjësitë e saj si anëtare sovrane dhe e pavarur e bashkësisë ndërkombëtare, thuhet më tej në urimin.