Lajme Shqip Friday, 09 November 2012 11:34

PRISHTINË– Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar datën 20 Nëntor  për shqyrtimit të ankesës së prokurorit Maorizio Salustro kundër aktgjykimit të shkallës së parë në rastin “Kleçka”.

Ftesat për nisjen e shqyrtimit të ankesës së prokurorit special Salustro u kanë shkuar të pandehurve dhe avokatëve të tyre të enjten, transmeton Koha Ditore. 

Gjykata e qarkut Prishtinëme 2 Maj 2012 mori vendim për të shpallur të pafajshëm deputetin e PDK-së Fatmir Limaj bashkë me tre të akuzuarit e tjerë, ish-luftetare te UCK-së e shokë të tij. 

Pas përfundimit të seancës gjyqësore Prokurori Maurizio Salustro paralajmëroi  se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Prishtinës. 

Nëntë ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rastit ‘Klecka’, ngrihen akuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”.(LajmeShqip.com)