Lajme Shqip Tuesday, 11 December 2012 13:54

Prishtinë – (E plotësuar 11 dhjetor 18:00) -Pas përfundimit të seancës dhe marrjes së vendimit nga një trup gjykues i Gjykatës Supreme, lidhur me kthimin në rigjykim në shkallën e parë në Gjykatën e Qarkut për gjashtë të tjerëve që ishin të përfshirë në rastin e quajtur “Kleçka”, policia e EULEX-it në këto qaste po i mbanë të gjashtit, derisa të merret vendimi nga trupi gjykues për miratimin ose jo të kërkesës së prokurorit për paraburgimin e tyre.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Fehmije Gashi, avokate e Arben Krasniqit, njëri nga gjashtit që do t’i kthehen sërish Gjykatës së Qarkut, prej ku njëherë dolën si të pafajshëm.

Avokatja Gashi e ka treguar rastin e marrjes së klientëve të tyre, i cili rast e ka shokuar atë, duke thënë se asnjëherë nuk është parë në praktikën e drejtësisë në Kosovë.

“Për befasi ka ndodh, që në ligjet tona nuk e kemi hasur asnjëherë si mbrojtës, që më të dalë nga salla klientët tanë, një pjesë e madhe e policisë së EULEX-it kanë dalë në korridor dhe i kanë ndaluar klientët tanë dhe momentalisht presim vendimin e gjyqtarit që të vendosë lidhur me vendimin e prokurorit”, ka thënë ajo për Kosovapress përmes telefonit.

Kurse, vendimin e sotëm, Gashi e ka konsideruar si vendim të padrejtë kthimin e lëndës në rigjykim, pasi që, sipas saj, nuk ka pasur bazë ligjore, dhe do të duhej që të vërtetohej aktgjykimi i shkallës së parë për lirimin e tyre.(K.P)

**************************************************************

PrishtinëGjykata Supreme e Republikës së Kosovës do të vendosë sot në shkallë të dytë lidhur me ankesën e prokurorit ndaj aktgjykimit ë Gjykatës së qarkut për gjashtë nga të akuzuarit në të ashtuquajturin rasti “Kleçka”.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Qarkut i kishte liruar gashtë të pandehurit nga të gjitha pikat e aktakuzës me të cilën ngarkoheshin.

Lidhur me këtë rast po mbahen në paraburgim katër persona në mesin e të cilëve edhe deputeti Fatmir Limaj.(LajmeShqip.com)