Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 16:45

Tiranë – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një letër drejtuar presidentit Topi, njëherësh edhe kreu i KLD-së, i kërkon këtij të fundit të tërheqë propozimin e tij për zëvendësimin e zv/kryetarit të KLD-së, pasi, sipas tij, bie ndesh me Kushtetutën. 

“Gjatë mbledhjes nga anëtarët e KLD-së dhe unë personalisht u ngrit dhe u diskutua çështja e antikushtetueshmërisë së propozimit për zgjedhjen në pozicionin e zv/kryetarit të KLD-së të një anëtari nga radhët e gjyqtarëve.

Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, ju kërkoj revokimin e propozimit tuaj sepse ai bie ndesh me nenin 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thekson në letër Halimi.

Gjatë mbledhjes së KLD-se, një ditë më parë, Presidenti Topi propozoi në postin e nënkryetarit të këtij Këshilli, Ilir Mustafaj, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. (LajmeShqip.com)