Tiranë (PLOTESUAR 16 prill, 17:00) Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vendosi sot të shtyjë për të mërkurën mbledhjen për zgjedhjen e nëkryetarit të ri të KLD-se, pas doreheqjes së Kreshnik Spahiut.
Seanca e KLD-se, mësohet se është shtyrë për shkak të axhendës së punës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
Gjatë mbledhjes se zhvilluar sot, Presidenti Topi, njëkohësisht Kryetar i Keshillit të Lartë të Drejtësisë, mësohet se ka propozuar për postin e nënkryetarit të KLD-së, Ilir Mustafaj. Ndërkohë që, votimi për këtë propozim pritet të bëhet të mërkurën në KLD.
Mbledhja e sotme, është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi është hedhur poshtë kërkesa e ministrit të drejtësisë Eduart Halimi që ajo të zhvillohej e hapur për mediat. Mbledhja e KLD-së është shoqëruar me debate rreth mënyrës së përzgjedhjes së nënkrytarit të ri.
KLD, gjatë mbledhjes së sotme, miratoi Elvis Cefen si anetarin e ri të këtij Keshilli. Cefa u zgjodh për këtë post nga Parlamenti, me votat e mazhorancës. (LajmeShqip.com)
***************************
Tiranë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për të zgjedhur zëvendëskryetarin e ri pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe votimit në Kuvend të Elvis Çefës. Mbledhja ka nisur në orën 10 të paradites dhe po drejtohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherësh kryetar i KLD.
Sipas rendit të ditës, pikë e parë është ligjërimi i mandatit të Elvis Çefës për të vijuar me propozimin për numrin dy të KLD-së. Nisur nga debati i fundit mes mazhorancës dhe opozitës, pas votimit në Kuvend duket se një pikë që do të ngjallë debate në mbledhjen e KLD-së do të jetë verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të Elvis Çefa, i cili u votua në Kuvend me 71 vota.
Për hërë të parë KLD u plotësua me postin e zëvendëskryetarit në vitin 2002 dhe në atë kohë u zgjodh Ilir Panda, i cili si anëtar i KLD-së u propozua nga Kuvendi dhe jo nga konferenca gjyqësore. Tradita u ndoq dhe për pasuesin e Pandës, Kreshnik Spahiu, i cili u ul në karrigen e zëvendëskryetarit pas zgjedhjes si President të Bamir Topit në korrik të vitit 2007.
Si rregull, përzgjedhja e zëvendëskryetarit bëhët me votim të hapur mes anëtarëve të KLD. Dhe propozimi bëhet për një nga anëtarët e KLD, prej të cilëve 3 janë propozuar dhe votuar nga mazhoranca kuvendore. Pikërisht kjo pikë, pritet të sjellë debate për vete pozicionin që mazhoranca, e cila përfaqësohet në KLD nga ministri i drejtësisë, Eduard Halimi ka mbajtur ndaj Topit dhe Spahiut muajt e fundit.
Më 14 prill gjatë një vizite në Korçë Presidenti refuzoi të komentonte votimin e Çefës në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, por i i kujtoi klasës politike se posti i nënkryetarit të KLD-së, i lënë bosh me largimin e Kreshnik Spahiut, është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, i cili është edhe drejtues i KLD-së.
“Nuk më takon të komentoj për debatet në parlament. Mbledhja e KLD-së do mbahet të hënën (sot) me rend dite të përcaktuar e atje do vlerësohet sipas procedurës edhe kandidati i votuar nga Kuvendi. Ndërsa zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është prerogativë e Presidentit të Republikës”, pat deklaruar presidenti Topi. (LajmeShqip.com)