Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 16:34

Prishtinë – “Shqipëria dhe Kosova janë vetëm 1500 km largë nga Franca, dhe vetëm katër orë me aeroplan. Por nëse ndizni TV-të në Ballkan, do të keni ndjenjën që kurrë nuk e keni lënë shtëpinë tuaj!”Kështu fillon artikulli në një blog lenodal.com.

Një surfist i kanaleve ka komentuar në forumin e këtij uebsite duke treguar se ka gjetur që kanalet lokale (Klan Kosova, Vizion Plus, ABC Neës…) kanë kopjuar sigla dhe shumë aspekte të tjera të televizioneve franceze, deri në detajet më të vogla. Madje, artikulli shkruan që në kërkimet e mëtutjeshme, shikuesit kanë zbuluar atë që duket si univers paralel, ku produksionet franceze kopjohen vazhdimisht, transmetojnë mediat.

Kombinimin e kopjimit nga Klan Kosova ky ëebsite e ka paraqitur në një video ku tregohen pjesët e marra nga TF1, Canal +, France 5, M6, Ë9, LCI, RTL9.

Në artikull veç tjerash thuhet se televizionet franceze janë kopjuar vazhdimisht nga mediat e lartëpërmendura.

“Kopjimet e këtyre mediave në mënyrë sistematike të televizioneve franceze, të jep ndjenjën që po jetoni në një univers paralel”, shkruhet në të.

I kontaktuar nga lenodal.com, Drejtori Artistik i France 2 ishte i pari që reagoi dhe i tha blogut që do departamenti ligjor i zingjirit do të adresojë problemin. “S’ka dyshim që edhe kolegët e saj do të bëjnë një gjë të njëjtë.