Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 10:07

Pasi ka bërë disa fushata sensibilizimi në mediat e rajonit, Gjermania ka menduar të shkojë një hap më tutje.

Sipas gazetës Bild, kjo video e përgatitur nga Policia Federale në bashkëpunim me Zyrën e Emigracionit pritet të frikësojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

Ajo do transmetohet në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi.

“Mos e shkatërroni familjen tuaj,” thuhet në video.

Ajo tregon se çfarë i pret azilkërkuesit, si dhe thekson se ata të gjithë do kthehen.

Sipas Policisë Federale, të vetmit përfitues nga kjo tregti njerëzish janë trafikantët.

Pasi deportohen, këta emigrantë rrezikojnë edhe një bllokim udhëtimi drejt vendeve Shengen për disa vite.