Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 12:04

Kisha ortodokse serbe ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme, Ivica Daçiq, dhe do t’i bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO.

Zyrtari i Kishës, ipeshkvi i Baçkës, Irinej, ka thënë për gazetën “Politika” të Beogradit, se do të kërkojë përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

Irinej ka thënë se Daçiq me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak për përvetësimin e trashëgimisë kulturore ortodokse“ me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.