Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 17:01

Në Samitin e sotëm të Këshillit Evropian që po vijon punimet  pritet që të merret një vendim për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka deklaruar se dialogu duhet të fillojnë brenda një eventualisht dy muajve.

Ajo madje tha se edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës janë pajtuar për këtë.

Por Eurodeputetja, Tanja Fajon është shprehur paksa skeptike lidhur me këtë sado që ka vlersuar progresin e arritur në Kosovë.